Kombëtarja shqiptare po vazhdon me përgatitjet intensive para fillimit të kampionatit evropian të futbollit.
Tashmë janë zbuluar kostumet që do të mbajë kombëtarja shqiptare e futbollit në ‘France 2016’.
Shkëlzen Gashi, Lorik cana, Naser Aliji, Sokol Cikalleshi, Andi Lila dhe Arlind Ajeti janë ndër emrat e parë të kuqezinjve që kanë provuar kostumet e reja.
Kostumi është realizuar nga mjeshtri Altin Mici, stilist dhe prodhues kostumesh për meshkuj, transmeton Telegrafi.
A po ju pëlqejnë veshjet e futbollistëve të kombëtares? /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SWNEh7aZz4g