Janë zbuluar fotot e autobusit të Kombëtares së Shqipërisë, me të cilin ajo do të lëvizë në Francë.
Në autobusin me ngjyrë të kaltër, është i vendosur emri Albania si dhe flamuri kuqezi.
Sigurisht, aty figuron edhe moto e Kombëtares, e cila është “O sa mirë me qenë shqiptar”.
Ju kujtojmë që motoja ishte zgjedhur nga votat e tifozëve.
Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në ditën hapëse të kampionatit evropian kundër Zvicrës. Dy kundërshtarët e tjerë janë Zvicra dhe Rumania. /Telegrafi/