Telegrafi

Kështu duken paratë e reja në Maqedoni (Foto)

Në Maqedoni prej para disa ditëve në qarkullim janë lëshuar kartëmonedha me vlerë prej 10 dhe 50 denarë.

Të njëjtat kartëmonedha që kanë vlerë të njejtë, nuk do të vlejnë më, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kohëzgjatja e ndërrimit të tyre është deri më 15 maj të vitit që vjen. Paratë e letrës do të mund të ndërrohen në të gjitha bankat, me paratë e polimerit, ose ato metalike, me të njëjtat vlera.

Vitin e ardhshëm, këto kartëmonedha do të mund të ndërrohen vetëm në Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM).

Telegrafi Maqedoni ka siguruar kartëmonedhat e reja prej 50 dhe 10 denarësh që janë të bëra nga materiali i polimerit.

Përndryshe, Maqedonia hyn në grupin e mbi 20 shteteve që zbatojnë përdorimin e parave të polimerit. Në këto shtete bëjnë pjesë edhe Australia, Kanada, Britania e madhe, Rumania, etj./Telegrafi/