Këngëtarja Mihrije Braha është pëlqyer dhe vlerësuar gjithmonë nga publiku për paraqitjet e saj.
Ajo është çdo javë pranë publikut përmes emisionit “Odeon”, që udhëhiqet nga bashkëshorti i saj Naim Abazi.
Këngëtarja Braha gjithashtu është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikon fotografi apo video nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Mihrija ka publikuar një fotografi, me anë të së cilë ka rikthyer veten në restrospektivë, atëherë kur ishte shumë e re dhe mbante në dorë djalin e saj, Platorin, i cili ishte shumë i vogël në atë kohë.
Ajo ka uruar të birin për ditëlindje, gjersa fotoja e publikuar ka marrë vëmendjen më të madhe nga fansat. /Telegrafi/