Pjesë të mëdha të SHBA-së janë përballur me një stuhi dimërore intensive – ku bora thuhet se ka arritur deri në tri metra – gjatë disa ditëve të fundit.
Si pasojë, përveç viktimave dhe dëmeve të shumta materiale, qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Zyrtarët lëshuan këshilla për motin dhe shpallën gjendje të jashtëzakonshme në disa pjesë të vendit.
Për shembull, Parku kombëtar popullor Yosemite është i mbyllur deri në një njoftim të dytë.
“Stafi i parkut po punon për të rivendosur shërbimet kritike për të lejuar vizitorët të kthehen të sigurt”, ishte thënë në një deklaratë.
Në këtë drejtim, guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 13 qarqe për të përshpejtuar punën e shpëtimtarëve dhe ofruesve të tjerë të ndihmës.
Dhe për të përshkruar gjendjen atje, ditëve të fundit janë shpërndarë disa video.
Ndër to është edhe një e fundit e cila po qarkullon në rrjetet sociale që tregon se si njerëzit “largohen nga shtëpia e tyre” në Truckee, Kaliforni. /Telegrafi/