Këngëtarja Dafina Zeqiri vazhdimisht ka qenë e kritikuar nga mediat për ndërhyrjet estetike të saj.
Por, ajo kurrë nuk ka reaguar duke kundërshtuar raportimet e mediave, e as ndërhyrjet e saj – një ndërhyrje pas tjetrës, ajo perfeksionoi veten në atë që është sot.
Por, para ndërhyrjeve, ajo është dukur krejt ndryshe.
Më e plotë dhe më e lezetshme në fytyrë, Dafina atë kohë ashtu si ishte rrëmbeu zemrën e gjithë publikut shqiptar, shkruan Telegrafi.
Por, kjo dukje ndryshoi me kohën falë ndërhyrjeve estetike të saj në fytyrë, ndonëse ndërrim pësoi edhe stili i saj, i cili i inspiruar nga yjet ndërkombëtare, e bënë atë të jetë artistja më “in” e kohës.
Dafina mbetet shumë e kërkuar në mbrëmje, ndonëse kanë munguar së fundmi hitet prej saj. /Telegrafi/