Telegrafi

Kështu do të duket Ferrari në vitin 2040? (Foto/Video)

Prodhuesi italian i veturave, Ferrari, ka prezantuar tri konceptet fituese nga gara ‘Top Design School Challenge 2016’.

Studiot e dizajnit kanë bashkuar forcat mbi çështjen se si duhet të duken veturat e Ferrarit në të ardhmen.

Çmimin e parë e ka fituar një ekip prej gjashtë studentëve nga Franca, për konceptin Ferrari Manifesto, transmeton Telegrafi.

Juria ishte impresionuar veçanërisht nga dizajni i eksterierit, mënyrën e hapjes së dyerve të veturës dhe pamjes së brendshme futuristike.

Por, nuk ishte vetëm koncepti Manifesto që ua rrëmbeu zemrën anëtarëve të jurisë, pasi aty ishte prezantuar edhe koncepti tjetër Ferrari FL i rusit Roman Egoro, i cili studion në Gjermani. /Telegrafi/