Fëllanza Podrimaj, këshilltarja politike e kryeministrit Albin Kurti, i ka reaguar ambasadorit gjerman Jorn Rohde lidhur me një deklaratë të tij në “X”.
Ambasadori gjerman në një postim në “X” ku tregoi për nisjen e Konferencës së Sigurisë në Mynih këtë të premte, përmendi edhe dialogun Kosovë-Serbi.
“Tema këtë vit është dinamika e humbjes në politikë. A nuk përputhet kjo në mënyrë të përkryer me atë që po shohim aktualisht mes Kosovës dhe Serbisë? Të dyja kënaqin deri tani audiencën e tyre lokale, por nuk u afrohen më shumë qëllimeve të përbashkëta siç është Bashkimi Evropian”, shkroi ambasadori Rohde.
E këshilltarja e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimaj ka reaguar duke thënë se nënshkrimi i marrëveshjes me aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurëse, por që Serbia po e refuzon këtë.
“Nënshkrimi i marrëveshjes së BE-së me aneksin e Ohrit do të ishte fitimprurëse! Fatkeqësisht, njëra palë jo vetëm që e refuzon këtë, por e lufton në çdo front”, ka shkruar ajo në “X”. /Telegrafi/
Signing the 🇪🇺 agreement with Ohrid annex would be a win-win!
Unfortunately one side is not only refusing this but fighting it on every front. https://t.co/keELghicVf
— Fëllanza Podrimja (@FPodrimja) February 13, 2024