Këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar ndaj deklaratës së anëtares së kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci e cila në një intervistë për Telegrafin tha se Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e qeverisë.
“Kemi rikonfirmuar qëndrimin e hershëm dhe Lista Serbe nuk do të jetë pjesë e qeverisë. Ne do të respektojmë të gjitha obligimet kushtetuese, që i bien se duhet të jenë dy ministri të udhëhequra nga përfaqësuesit e subjekteve jo shumicë. Por, në asnjë moment Qeveria Kurti nuk do të jetë e kushtëzuar nga Lista Serbe. Pra, një ministër nga Lista Serbe do të jetë por jo koalicion me LVV-në”, ka deklarua Nagavci.
E Haradinaj-Stublla në një postim në Facebook ka thënë se si mund të shpjegohet kjo.
” Pretendimi për sovranitet të plotë politik me vetëm 25% të votave është papjekuri politike ose provë për mashtrim elektorati”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Postimi i plotë:
“Në asnjë moment Qeveria Kurti nuk do të jetë e kushtëzuar nga Lista Serbe. Pra, një ministër nga Lista Serbe do të jetë, por jo në koalicion me LVV-në”, paska thënë Nagavci për Telegrafin.
Si spjegohet kjo? Kujt do t’i raportojë ai/ajo Ministër/e? Me çfarë programi qeverisës do të punojë? A do t’a votojë Lista Serbe Qeverinë Kurti me një ministër të tyre në kabinet?!
Pretendimi për sovranitet të plotë politik me vetëm 25% të votave është papjekuri politike ose provë për mashtrim elektorati. /Telegrafi/