Këshilltari për sigurinë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha të martën se talebanët janë angazhuar për të siguruar një “kalim të sigurt” për civilët që kërkojnë të largohen nga Afganistani.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sullivan tha se ushtria është në diskutime me talebanët për të çuar civilët në aeroportin e Kabulit në mënyrë të sigurt dhe të palënduar.
Ai ka thënë se atje tani është një situatë kaotike dhe se u takon talebanëve t’i tregojnë pjesës tjetër të botës se kush janë dhe si synojnë të veprojnë.
Duke folur për kontributin amerikan, Sullivan ka thënë se SHBA-të dhanë pasuri, djers dhe lot dhe gjithçka nga kapacitetet për trajnime dhe pajisje. /Telegrafi/