Site icon Telegrafi

Këshilltari i Putinit, i cili dha dorëheqje për shkak të luftës në Ukrainë, ka përfunduar në një spital evropian

Anatoly Chubais, i cili dha dorëheqjen si këshilltar i rangut të lartë të presidentit rus Vladimir Putin dhe u largua nga Rusia menjëherë pas fillimit të agresionit në Ukrainë, u raportua se ishte në kujdes intensiv në një spital evropian të dielën për një çrregullim neurologjik.

Ksenia Sobchak, një personazh televiziv rus dhe mik i familjes së Chubais, tha në Telegram se kishte folur me gruan e tij, Avdotya dhe se ai vuante nga sindroma Guillain-Barre.

Megjithatë, sipas AP, përcjell Telegrafi, ajo nuk tha se në cilën klinikë ishte.

Guillain-Barre është një çrregullim i rrallë në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon nervat.

Lexo po ashtu Këshilltari i Putinit braktisë qeverinë ruse dhe largohet nga vendi, është shprehur haptazi kundër pushtimit të Ukrainës

Edhe pse Chubais nuk deklaroi arsyen e dorëheqjes në mars, supozohej se ajo ishte për shkak të agresionit rus të Ukrainës të filluar më 24 shkurt.

Ai ishte nga niveli më i lartë i një sërë dorëheqjesh zyrtare.

Chubais së fundmi ka qenë i dërguari i Putinit në organizatat ndërkombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm.

Ai është i njohur në Rusi, pasi ka mbajtur poste të profilit të lartë që nga fillimi i viteve 1990, kur ai mbikëqyri përpjekjet e privatizimit nën Boris Jelcin. /Telegrafi/

Exit mobile version