Site icon Telegrafi

Këshilltari i Hotit thotë se deputeti Faton Bislimi duhet të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së

Shpëtim Hajdaraj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi do të duhej të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së.

Hajdaraj ka pohuar se deputeti Bislimi është një potencial i madh, transmeton Telegrafi.

“Qe ku e kemi një potencial të madh, dhe që do duhej të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së. Për ngritjen e nivelit ( të mendimit e veprimit politik) brenda LDK-së, personalisht jam shumë dashamirës që të ndodhë. Pastaj, fitofshin idetë ma të mira të prezantuara nga kandidatët/et ,brenda një gare fer e demokratike”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Kujtojmë se kryeministri Hoti kishte emëruar këshilltar politik, Shpëtim Hajdaraj gjatë muajit qershor. Hajdaraj është djali i ish-deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj. /Telegrafi/

Exit mobile version