Site icon Telegrafi

Këshilli i Stabilizim Asocimit për herë të parë jashtë Brukselit, Rama pret Borrellin dhe Varhelyin në Tiranë

Për herë të parë takimi i nivelit të lartë të Këshillit të Stabilizim Asocimit po zhvillohet jashtë Brukselit.

Liderët e Bashkimi Evropian, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi kanë mbërritur në Tiranë ku do po zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Kjo është mbledhja e dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizimit dhe Asocimit. Në përfundim të takimit, këshilli do t’i adresojë rekomandime Tiranës zyrtare me fokus në kriteret politike, ekonomike dhe te rruga që ka bërë Shqipëria në përafrimin e legjislacionit.

Në rekomandimet që këshilli do t’i adresojë Tiranës Zyrtare fokusohet në kriteret politike, ekonomike dhe tek rruga që ka bërë Shqipëria në përafrimin e legjislacionit. Edhe pse qeveria shqiptare është e vendosur që pasi të sigurojë votat të çojë në parlament amnistinë fiskale, Brukseli ngre sërish alarmin për rrezikun e pastrimit të parave.

Bashkimi Europian i kërkon autoriteteve shqiptare që të vijojnë me prioritet luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Kjo kërkesë vjen në një kohë kur ekzekutivi synon të kalojë nismën për kultivimin e kanabisit mjekësor. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version