Site icon Telegrafi

Këshilli i Rektoratit mbajti mbledhje për analizimin e procesit arsimor në UNT

Këshilli i Rektoratit të Universitetit ‘Nënë Tereza’-Shkup në mbledhjen e rregullt në të cilën u analizua rrjedhja e procesit arsimor dhe konsolidues i Universitetit ‘Nënë Tereza’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhje u konstatua që procesi edukativo-arsimor dhe konsolidimi institucional rrjedh dhe zhvillohet në përputhje me normat ligjore dhe programin e definuar.

Duke marrë parasysh vonesën në fillimin e vitit të ri akademik dhe me qëllim të përmbushjes së plotë të plan-programit të studimeve, u mor vendimi për përshtatjen e orarit duke e shtrirë atë deri në datën 22 janar 2017.

Provimet për studentët do të organizohen në pjesën e parë të shkurtit në mënyrë që semestri i dytë të fillojë në kohën e definuar sikurse edhe në të gjitha universitetet tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version