Moti i ligë ka goditur fuqishëm qytetin e Shkupit, ku tashmë është raportuar për 15 viktima. Kjo është edhe arsyeja e seancës së jashtëzakonshme që do të mbajë Këshilli i qytetit të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Seanca do të mbahet në ora 14 dhe do të shqyrtohen të githa informacionet e mbledhura, si edhe masat dhe aktivitetet për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet./Telegrafi/