Këshilli i Prokurorëve Publik (KPP) do të diskutojë sot për propozimin qeveritar për shkarkimin e kryeprokuroritë Marko Zvërlevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me këtë, kryeministri Zoran Zaev kërkoi dy herë dorëheqjen e Zvërlevskit, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi. Nga ana tjetër, kryetari i KPP-së, Petar Anevski, e vlerëson lartë figurën e kryeprokuroritë Zvërlevski.
Mendimi i Këshillit për këtë propozim të Qeverisë nuk është detyrues, pra për shkarkimin e tij vendos Kuvendi ku kryeprokurori mundet që të vijë dhe të thotë mendimin e tij./Telegrafi/