Këshilli Ministror për Integrim Evropian është mbledhur sot për të diskutuar të gjeturat e raportit të progresit të Komisionit Evropian.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se në këtë takim janë vlerësuar të arriturat dhe ngecjet në fushat e caktuara.
“Disa aspekte të punës kanë mbetur pa u përfshirë në raport, për këtë duhet një angazhim që të arrijë Kosova statusin e kandidatit, për liberalizim të vizave dhe integrim në BE”, tha Haradinaj.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se prioritet mbetet integrimi në BE, por është e papranueshme që një numër i konsiderueshëm i rekomandimeve përsëriten nga viti në vit.
“Për këtë ka përgjegjësi secili institucion përkatës”, tha ajo.
Takimi është duke u zhvilluar pa media./kp/