Këshilli kombëtar rinor i Maqedonisë (KKRM) ka hapur shpallje për vullnetarë në zonat e vërshuara në Shkup. Për këtë qëllim i thërret të gjithë të rinjtë, organizatat rinore dhe organizatat për të rinjtë ti bashkëngjiten aksionit dhe njëherësh ta shënojnë 12 gushtin, Ditën ndërkombëtare të rinjve përmes një aksioni humanitar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Aplikimi mund të bëhet përmes plotësimit të paraqitjes elektronike në lidhjen në vijim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScbe-bYpv6Z6asxwc0jyGT96vpH7uEHpJWIhqDlraF5nx3E6w/viewform?c=0&w=1.
Nga Këshilli kombëtar rinor i Maqedonisë njoftojnë se kanë mundësi ti furnizojnë vullnetarët me doreza dhe maska mbrojtëse. Ata apelojnë që vullnetarët detyrimisht të furnizohen me çizme gome dhe ftojnë që nëse dikush ka tepricë pajisjesh ose pajisje shtesë (netulla, lopata, vegla), ti dorëzojë në hapësirat e KKRM./Telegrafi/