Site icon Telegrafi

Këshilli gjyqësor do të shpall konkurs për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Penale në Shkup

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme do të shpall konkurs për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Themelore Shkupi 1, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktualisht ushtrues detyre është Stojançe Ribarav, si dhe për zgjedhjen e kryetarit të Gjyqit të Apelit Shtip dhe të gjykatësve themelorë në Kumanovë, Tetovë, Dibër dhe në Resnjë.

Këshilli duhet të sjell vendim edhe për nënshkrimin e konkursit të gjykatësve në shumë gjykata, kurse si pikë e tretë e rendit të ditë, e cila nuk është publike, është procedura për shkarkimin e gjykatësve pas Propozimit të Këshillit për vërtetimin e fakteve.

Përndryshe, një ndër pikat më kryesore të Qeverisë reformatore së bashku në bashkëpunim me ekspertin Reinhard Priebe, i cili ka krijuar një grup ekspertësh, është çështja e gjyqësorit në Maqedoni. /Telegrafi/

Exit mobile version