Këshilli gjyqësor i Maqedonisë ka shprehur shqetësime në lidhje me rastin e ikjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kërkimit azil në Hungari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këshilli bën të ditur se për shkak të të dhënave në opinion për lëshime të mundshme nga ana e Gjykatës themelore Shkupi, kanë ndërmarrë aktivitete në pajtim me ligjin.
Paraprakisht, nën dyshime të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe mundësimit të Gruevskit për ikje nga Maqedonia, Prokuroria Publike ka ndërmarrë procedura parahetimore./Telegrafi/