Përdorimi i aseteve të kriptovalutave si monedhë është i ndaluar për myslimanët, kështu njofton Këshilli i Dijetarëve Fetar të Indonezisë (MUI).
MUI konsideron se kriptovaluta është e ndaluar, pasi ka elemente të pasigurisë, basteve dhe dëmtimit financiar, përcjell Telegrafi.
“Nëse kriptovaluta si mall ose aset dixhital mund t’i përmbahet parimeve të Sheriatit [ligjeve islame] dhe mund të tregojë një përfitim të qartë, atëherë ajo mund të tregtohet”, ka njoftuar kreu i MUI-të, Asrorun Niam Sholeh, raporton Bloomberg.
JUST IN: Using crypto is forbidden for Muslims, Indonesia's council of religious leaders rules https://t.co/ylbzNEdSB6 pic.twitter.com/R9Bz1hY2Q3
— Bloomberg (@business) November 11, 2021
Ky këshill fetar mban autoritetin për pajtueshmërinë me Sheriatin në vendin me popullsinë më të madhe myslimane në botë.
Vendimi nga MUI nuk do të thotë se i gjithë tregtimi i kriptovalutave do të ndalet në Indonezi, dekreti mund t’i pengojë myslimanët të investojnë në asete dhe t’i bëjë institucionet lokale të rishqyrtojnë lëshimin e këtyre valutave. /Telegrafi/