Site icon Telegrafi

Me këshillë të mjekëve, Rita Ora e shtyn koncertin

(Foto: Getty Images/Twitter)

Rita Ora e ka anuluar një koncert që është dashur ta mbajë në Bristol për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Këngëtarja shqiptare ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se mjekët e kanë këshilluar që të mos e mbajë koncertin e sotëm (e shtunë) dhe ta caktojë për një datë tjetër.

“Me vjen keq që po i zhgënjej fansat e mi në Bristol, të cilët e kanë pritur për koncertin e sotëm. Po e shtyj për datën 29 maj, urrej që më duhet ta bëj këtë!”, ka shkruar 29-vjeçarja në Instagram.

Ajo njëherësh e ka publikuar edhe një video në Twitter, për t’u treguar fansave në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore.

“(Në video) mund ta shihni se sa keq hingëlloj dhe dukem. Më vjen keq për të gjithë ata që i kanë paguar biletat e trenave dhe kanë paguar hotele dhe kanë udhëtuar”.

“Mirëpo, do të bëhem më mirë për ju, jua premtoj këtë! Shihemi së shpejti!”, ka thënë Rita.

Këngëtarja nuk ka specifikuar nëse është fjala për ndonjë ftohje apo rraskapitje nga lodhja, por nga ajo që shihet ne video, 27-vjeçarja nuk mund të performojë në skenë në atë gjendje. /Telegrafi/

Exit mobile version