Para se fëmija të rritet dhe të pavarësohet, është mirë që në vitet e tij të fëmijërisë t’i dhuroni siguri dhe të kujdeseni për të
Prandaj, Telegrafi ju sjell një mënyrë shumë të mirë për t’i mbrojtur fëmijët tuaj nga të panjohurit, dhe kjo mënyrë përfshin krijimin e një “fjalëkalimi” familjar.
Pra, nëse dikush i afrohet fëmijës tuaj dhe i thotë “Eja me mua. Do të dërgoj te mami dhe babi yt”, gjëja e parë që fëmija juaj duhet ta bëjë është ta pyes të panjohurin, “Si janë emrat e prindërve të mi dhe cili është fjalëkalimi ynë familjar?”.
Në bashkëpunim me fëmijën tuaj krijoni një fjalëkalim të tillë për raste emergjente, ndërsa fjalëkalimi duhet të mbetet diçka mes prindërve dhe fëmijës dhe askush tjetër nuk duhet ta dijë.
Vendosja e këtij rregulli mund të shpëtojë fëmijën dhe nëpërmjet tyre ju mund të shndërroheni në një model edhe për bashkëmoshatarët tjerë. /Telegrafi/