Problemet për të rënë në gjumë natën mund të jenë frustuese dhe bezdisëse, duke ju lënë të ndiheni të shqetësuar dhe brengosur tërë natën.
Mungesa e gjumit jo vetëm se ju lë duke u ndjerë të lodhur, por edhe ndikon në mirëqenien fizike dhe mendore.
Por, si duhet të veproni në raste të tilla kur keni probleme me gjumë?
Relaksohuni dhe qetësohuni
Sigurohuni të shkoni në shtrat të relaksuar çdo natë, pasi që aq më shumë që brengoseni, aq më shumë do të keni problem të bini në gjumë.
Çaji bimor, dushi i gjatë dhe leximi i ndonjë libri janë mënyra të mahnitshme për t’u relaksuar para gjumi.
Minimizojeni dritën
Melatonina është hormon i cili e kontrollon orën e brendshme të trupit. Ky hormon rritet në mbrëmje kur të errësohet, duke ndihmuar ta nxitë ndjenjën e përgjumjes.
Për ta ndihmuar këtë hormon ta kryejë detyrën e vet, është mirë të flini në një dhomë ku ka shumë pak dritë.
Mos hani shumë vonë
Një shujtë e rëndë para gjumit mund të ndikojë në gjumin tuaj sepse trupi do të jetë shumë i zënë duke e tretur ushqimin.
Sigurohuni të hani darkë në kohë të rregullt dhe të lini mjaftueshëm hapësirë që trupi ta tretë ushqimin para se të bini të flini. /Telegrafi/