Site icon Telegrafi

Këshillat e Dorina Memës për rrezitje më të mirë

Dorina Mema (Foto: Instagram/dorinamema_official)

Një nga “misionet” e të shkuarit në plazh, është të marrësh ngjyrën “çokollatë”. Mirëpo për Dorina Memën, nxirja nuk është një prioritet.

Këtë gjë ajo e konfirmoi dhe gjatë fjalës së saj në studion e emisionit “Ftesë në 5”, transmeton Top Channel.

Teksa po flitej për të nxirën në plazh, Dorina tregoi se preferon rrezet e diellit në mëngjes, më saktësisht nga ora shtatë deri në tetë.

Nëse e ekspozojmë trupin në rrezet e diellit në oraret e tjera, sipas bukuroshes, trupi jonë mund të dehidratohet.

“Unë nuk është se kam qenë në plazh, sepse kam qenë në punë. Por, do të marrim pushimet besoj. Unë nuk kam kohë, unë vendos vetëm pak vaj të farës së zezë te duart dhe marr D3 në orën 7:00 me 8:00 të mëngjesit”.

“Ai është dielli më i mirë. Unë jam një person që më jep dhembje koke qëndrimi i gjatë në diell. Dhe besoj se krijon dehidratim të trupit qëndrimi në diell”, ka theksuar Dorina.

Exit mobile version