Barcelona së fundmi ka qenë vendi i përplasjes me policisë spanjollëve dhe katalunasve për shkak të referendumit të dhunshëm në Kataluni, por a është e sigurt të udhëtoni në këtë vend turistik?
Barcelona njihet si destinacioni më i popullarizuar për turistët britanikë dhe për tjerët, sepse është një vend vërtet i bukur, transmeton Telegrafi.
Kësisoj, qeveritë e ndryshme po i paralajmërojnë turistët për problemet politike në Spanjë dhe po u bëjnë thirrje të kenë kujdes.
Protestat kanë ndodhur në Barcelonë dhe zona tjera të regjionit të Katalonisë, ndërsa mund të ndodhin prapë pa paralajmërim, apo edhe protestat e paralajmëruara si paqësore mund të eskalojnë dhe të shndërrohen në të dhunshme.
Protestat e tilla mund të jenë të rrezikshme për turistët dhe të shkaktojnë vonesa në shërbime të transportit.
Turistët, në veçanti duhet të kenë kujdes nga sheshet qendrore.
Por, përveç çështjes së referendumit të Katalunisë, turistët e nisur për një Spanjë duhet të kenë kujdes edhe nga kërcënimet e vazhdueshme të terrorizmit.
Në gusht kanë ndodhur dy sulme terroriste, një në Barcelonë dhe një në Cambril.
Spanja mbetet vend me rrezik të lartë për sulme terroriste, e në veçanti vendet të cilat frekuentohen nga të huajt. /Telegrafi/