PlayerUnknown’s Battlegrounds apo shkurt PUBG mund të duket si lojë e thjeshtë në sipërfaqe, por është një shembull klasik i një loje shumë më të thellë sesa që duket.
Kjo lojë për herë të parë është lansuar me 23 mars të vitit 2017, ndërkaq që nga atëherë ka arritur të thyejë rekorde të shumta, përfshirë edhe rekordin e më së shumti lojtarëve që kanë luajtur njëkohësisht (3,236,027 është numri i lojtarëve që kanë luajtur njëkohësisht në PUBG, duke e thyer rekordin e Dota 2), transmeton Telegrafi.
Udhërrëfyes për fillestarë të PUBG-it: Si funksionon Battlegrounds dhe si të mbijetoni deri në fund të lojës
Ka aq shumë këshilla dhe truqe që duhet t’i dini për PUBG, saqë është përpiluar një listë e plotë e tyre, dhe disa prej tyre i gjeni më poshtë.
Si funksionon Battlegrounds
PUBG nuk është lojë e thjeshtë ku vetëm duhet të gjuani me armë. Qëllimi i kësaj loje, pothuajse si në jetë reale, është të mbijetoni e jo të bëni më së shumti vrasje – në fakt ju mund ta fitoni lojën pa vrarë askënd.
Thënë më thjesht, në këtë lojë më e rëndësishmja është sa dini të fshiheni. Shumica e lojtarëve më të fortë të cilët synojnë të dalin të parët në turne të ndryshëm, kryesisht strategji e kanë ‘fshehjen’ në anije larg bregut derisa të vijnë momentet e fundit.
Argumenti i tyre është se secili e vret njëri-tjetrin, prandaj cila është arsyeja ta ekspozoni veten në rrezik?
Por kjo nuk është e tërë storja – lufta, në anën tjetër, është praktikë e mahnitshme. Mekanizmat e luftës në PUBG janë paksa të çuditshëm dhe përvetësimi i tyre merr kohë, por që padyshim ju ndihmon të dilni fitues në situata të ndryshme.
Edhe vrasjet në mes të lojës janë mënyrë e mirë për t’i fituar pajisjet më të mira.
Rrjedha e lojës është si më poshtë:
– Loja fillon në aeroplan, ku pastaj vendosni se në cilën zonë dëshironi të kërceni me parashutë nga aeroplani. Qëllimi është t’i shmangni zonat ku kërcejnë shumë lojtarë dhe të shkoni në vende më të largëta, por më të sigurta. Megjithatë, kjo varet nga mënyra se si dëshironi të luani: nëse dëshironi më shumë luftë, atëherë shkoni në zona me shumë lojtarë; por nëse dëshironi të bëni lojë më të sigurt, atëherë shkoni më larg.
– Pastaj, kur t’i merrni armët dhe të jeni rehatuar, duhet të shkoni në rrethin e bardhë. Gjatë rrugëtimit do të keni pika të sigurta për të pushuar, për të marr armë të reja dhe për ta mbrojtur veten, ndërkohë që numri i lojtarëve që janë gjallë bie. Vlen të ceket se hapësira ku duhet të luani (rrethi i bardhë) zvogëlohet herë pas here.
– Kur të mbesin 10-15 lojtarë, atëherë jeni më të rrezikuar dhe duhet të keni më shumë kujdes.
Përvetësimi i aftësive esenciale: Këshilla për fillestarë të PUBG-it, por jo vetëm
1. Mbani mend ta largoni armën (me butonin X në PC), në mënyrë që të vraponi 6% më shpejt
2. Mësoni sa dëme përballojnë helmetat – një ‘Kar98’, snajpi më i zakonshëm dhe më i përdorur, mund t’ju vret në çast me një goditje në kokë nëse keni helmetë të Levelit 2 ose më të ulët, por helmeta e Levelit 3 mund ta përballojë një goditje.
3. Për ta mbushur karburant veturën, vetura duhet të jetë krejtësisht statike, por prapëseprapë mund ta mbushni karburant edhe kur jeni brenda veturës thjesht duke prekur me tastin e djathtë në kutinë e benzinës
4. Mos harroni ta caktoni mënyrën se si dëshironi të gjuani me armë duke prekur butonin B (mund të zgjedhni të gjuani në mënyrë automatike ose jo automatike)
5. Gjërat kryesore që duhet t’i zgjedhni pasi të kërceni nga aeroplani përfshijnë armët (kryesisht ato AR), një çantë shpine, jelek antiplumb, pajisje shërimi, dhe një helmetë
6. Të gjitha dyert e shtëpive në fillim të lojës janë të mbyllura. Nëse një derë është e hapur, do të thotë se dikush ka qenë aty. Nëse e lini derën hapur, ju jeni duke i treguar tërë botës se edhe ju keni qenë aty.
7. Kur jeni duke luftuar me disa armiq, injoroni ata që i keni nokautuar. Ata nuk mund të çohen përveç nëse shpëtohen, prandaj sulmoni ata të cilët janë duke ju sulmuar.
8. Automjetet janë të mahnitshme për të udhëtuar në distanca të gjata, megjithatë ato tërheqin jashtëzakonisht vëmendje me zhurmën e tyre. Kështu që, keni kujdes si i përdorni.
9. Shtypeni tastin ‘Alt’ për të vëzhguar përreth pa lëvizur fare – mundësi e mahnitshme kur jeni duke u fshehur, ose kur jeni duke kërcyer nga aeroplani. Kjo vlen për ata që luajnë TPP (Third Person Perspective).
10. Në PC mund të vraponi automatikisht duke e shtypur tastin “=”
11. Prekeni “Q” ose “E” kur jeni duke shënjestëruar.
12. Kontrolloni motoçikletat në ajër duke e mbajtur ‘Space’ + ‘Left Ctrl’.
13. Mbajeni frymën me ‘SHIFT’ kur jeni duke shënjestëruar
14. Janë vetëm dy mënyra se si mund ta shëroni veten në 100% – përmes ‘Medkit’ e cila ju ndihmon të shëroheni në 100% brenda 10 sekondave, dhe përmes ‘Energy Drinks’ dhe ‘Painkillers’ që ju shërojnë përgjatë kohës
15. Kur jeni duke e përdorur në pajisje shërimi, ju mund të filloni të lëvizni kur kanë mbetur edhe 0.5 sekonda kohë. /Telegrafi/