Pas përfundimit të shkollës fillore, para fëmijëve dhe prindërve të tyre është periudhë goxha stresuese. Si ta përballoni sa më lehtë
Dëshira më e madhe e prindërve në këtë periudhë është që fëmija të arrijë sukses në provimet e fundit dhe të regjistrohet në shkollën që dëshiron. Dhe kjo është plotësisht e drejtë, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, mund të ndodhë që dëshirat e prindërve të jenë të kundërta me dëshirat e fëmijëve dhe kjo krijon konflikt ndërmjet tyre.
Ja disa propozime se si të zvogëloni stresin i cili është para jush:
1. Bisedoni haptas me fëmijën – pyeteni çka dhe përse mu atë e dëshiron (atë shkollë/atë fakultet);
2. Diskutoni me fëmijën – nëse dëshira e fëmijës nuk ju pëlqen, thoni haptas mendimin tuaj, arsyetojeni qëndrimin tuaj dhe pyeteni fëmijën çka mendon për atë që i thoni;
3. Gjurmoni zgjidhjet më të mira bashkërisht – bëni “listën për dhe kundër” për të gjitha zgjidhjet e mundshme;
4. Bashkë merrni vendimin – në atë mënyrë që të dy do të jeni të kënaqur dhe më me sukses do “të kaloni” nëpër këtë periudhë.
Dhe këshilla më e rëndësishme për fund: bëhuni përkrahës fëmijës tuaj në periudhën e ardhshme. Dhe mbajeni në mend, me ton të qetë arrini që fëmija t’ju dëgjojë më mirë.
Vërejtje: Shpeshherë në mënyrë të pavetëdijshme shtojmë stresin tek nxënësit – fëmijët tanë, të cilët kanë presion nga ana e prindërve në mënyra të ndryshme siç janë: kërcënimet, dënimet negative, ofendimet, krahasimet me të tjerët, dhuna fizike, etj, ku si qëllim kryesor kanë marrjen e notës maksimale pa menduar pasojat për fëmijët e tyre.
Nuk përjashtohen as mësimdhënësit të cilët poashtu shpeshherë në mënyrë të pavetëdijshme shkaktojnë stres tek nxënësit. Në këtë mënyrë, fillon stresi i tepruar te nxënësit ku lind frika dhe pakënaqësia për të punuar testin.
Për ta shëruar ose larguar stresin, një fëmijë ka nevojë për qetësi, dashuri, vëmendje nga ana e prindërve, por kur është fjala për testet edhe mësimdhënësi duhet të ofrojë rrugë dhe mënyra për tejkalimin e situatës. /Telegrafi/