Qepallat ngjyrë vjollce pastel duken më së miri te sytë blu dhe janë gjithashtu të shkëlqyera për ato që nuk e pëlqejnë grimin agresiv
Gjithçka që ju nevojitet është një nuancë pastel e vjollcës.
Nga ngjyra e vjollcës deri te nuancat e lehta të livandës, vjollca u shkon të gjithave dhe shkon me gjithçka. Pikërisht për këtë arsye është kaq interesante saqë ia vlen ta përfshini në rutinën tuaj të grimit.
Qepallat ngjyrë vjollce pastel duken më së miri te sytë e kaltër, dhe janë gjithashtu të shkëlqyera për ato që nuk e pëlqejnë grimin agresiv, transmeton Telegrafi.
Gjithçka që ju nevojitet është një nuancë pastel ngjyrë vjollce, të cilën do ta aplikoni lehtë në qepallë me një brushë të vogël.
Për të kompletuar dukjen, shtoni pak theksues, tush të zi për sy dhe maskara në cepin e syrit sipas dëshirës. Një buzëkuq në nuancë nudo do t’i përshtatet më së miri këtij grimi të lehtë.
Për shkak të lehtësisë së aplikimit, kjo dukje është e mrekullueshme për ato ditë kur nuk keni shumë kohë për grim, por megjithatë dëshironi të bini në sy. /Telegrafi/