Telegrafi

Këshilla juridike për qytetarët nga rajonet e vërshuara

Fillojnë takimet me qytetarët nga rajonet e vërshuara të cilëve do tu mundësohet këshilla juridike për kompensimin e dëmeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Takimet do të mbahen sot, të mërkurën, të premten, në bashkësitë lokale në Stajkovc (10:00-13:00) dhe në Çento (13:00-14:00).

Ndihma juridike përfshinë informatat dhe këshillat për procedurën për kompensim të dëmit në pajtim me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim të personave nga rajonet e prekura, ndërsa do ta mundësojë Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë (SHJRM).

Të gjithë personat e interesuar nga rajonet e prekura në Komunën e Gazi Babës do të mund tu drejtohen Bashkësive Lokale në oraret e definuara. /Telegrafi/