Trajneri i sukseseve të mëdha, Driton Kuka, ka bërë një publikim motivues në rrjetet sociale.
Njeriu që e ngriti xhudon në maje të botës e ka shpërndarë një fotografi në Nora Gjakovës nga gëzimi i saj kur e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian.
“Pasioni i fitores! Nora Gjakova kështu ju kishte gëzuar të artës në Evropianin e Tel Avivit kohë më parë! Ekspresionet e saj janë pasqyra e sakrificës për rezultat dhe prezantim të shtetit!”.
“Sot ditë e hënë do doja që Kosova ta kishte vaksinën për COVID-19 si shumë shtete që tashmë e kanë dhe kanë filluar vaksinimin!”.
“Dua që shtetet tona Kosovë e Shqipëri të punojnë natë e ditë që mos të mbesim të fundit në këtë çështje, luftoni më fortë, shfrytëzoni çdo rrugë e jo duke pritur mëshirë nga organizata të ndryshme”.
“Pa luftë s’ka fitore! Luftoni ashtu si sportistët tanë”, ka shkruar Kuka në postimin e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/