Ish-kampioni në kategorinë e peshave të rënda, Larry Holmes, e ka këshilluar Anthony Joshuan që të kryejë shumë marrëdhënie seksuale para dueleve të mëdha për tituj.
Të shtunën, 28-vjeçari do të përballet me Carlos Takam në stadiumin e komunës së Cardiffit.
Ky do të jetë dueli i 20-të në karrierën profesionale të boksierit britanik, ndërsa deri më tani ai ka një rekord të përsosur me nokaut.
Holmes, i cili konsiderohet ndër kampionët më të mëdhenj të kategorisë së rëndë, ka vendosur që t’i japë disa këshilla Joshuas.
“Nëse do të më duhej t’ia jepja ndonjë këshillë të vogël, do të ishte kjo: Bëj seks një javë para çdo dueli”.
“Ke nevojë të relaksohesh. Kjo ta rikthen energjinë dhe gjithçka tjetër. E di se thonë se të ndalohet ta bësh atë para meçeve”.
“I kam dëgjuar për një kohë, por më pas e kuptova se ishte një gënjeshtër dhe se ke nevojë për gjërat e mira”.
“Ai është në kategorinë e rëndë, ai duhet ta largojë energjinë negative nga vetja. Megjithatë, nuk duhet ta bëjë çdo ditë, sepse mund ta lodhë”, citon Independent fjalët e Holmes, ndërsa transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, Joshua vazhdon të jetë shumë i tërhequr sa i përket jetës private, por dihet se është baba i një djali dyvjeçar.
Anthony Joshua fight week countdown has begun!
Here’s some of his best 🔥 moments #AJBXNG https://t.co/vQiOuvDJ03
— Coral Barry (@Coral__Barry) October 25, 2017
Nga ana tjetër, Larry Holmes, i cili tash është 67 vjeçar, ka garuar gjatë viteve 1973-2002. Ai ka qenë kampion i WBC (nga viti 1978 deri në vitin 1983), titujt linearë të peshave të rënda (nga viti 1980 deri në vitin 1985), IBF (nga viti 1983 deri në vitin 1985).
Ai i ka mbrojtur 20 herë titujt e tij dhe është i treti në renditje, pas Joe Louis (25 mbrojtje titujsh) dhe Wladimir Klitschko (22 mbrojtje titujsh).
Po ashtu, Holmes është njëri prej pesë boksierëve (krahas Joe Frazier, Ken Norton, Leon Spinks e Trevor Berbick) që e kanë mposhtur Muhammad Alinë. /Telegrafi/