Eksperti i çështjeve juridike në Kosovë, Kujtim Kërveshi, në një postim të tij në Facebook thotë se pozita duhet ta shpall të dështuar seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet votimi i demarkacionit me Malin e Zi.
“Sikur të kishin pak mend këta të pushtetit, do të thoshin tani se votimi sot, për demarkacionin, dështon si pasojë e një sistemi abnormal demokratik (deficit demokratik në përfaqësim) ku deputetët që përfaqësohen me kuota rezervë shantazhojne proceset demokratike në vend me koncesione të njëpasnjëshme në dëm të shumicës, sigurisë institucionale dhe funksionalitetit të brendshëm të Kosovës”, ka shkruar ai. /Telegrafi/