Miliona punëtorë të zyrave janë në rrezik të vuajnë probleme të mëdha shëndetësore, duke përfshirë edhe kërrusje në shpinë, nëse veç nuk bëjnë urgjentisht ndryshime drastike.
Për ta ilustruar këtë rrezik, ekspertët e kanë krijuar një manekine përmes së cilës kanë treguar se çfarë do t’u ndodh trupave të atyre që vazhdojnë ta keqtrajtojnë trupin përgjatë 20 viteve, transmeton Telegrafi.
Anketimi nga “Fellowes” ka zbuluar se më shumë se 90% e punëtorëve në zyra janë duke vuajtur nga shëndeti i dobët si pasojë e mënyrës se si punojnë.
Ekspertët dhe punëtorët duhet të veprojnë menjëherë dhe ta adresojnë problemin e shëndetit të dobët në vend të punës.
Disa prej ndryshimeve që ekspertët i rekomandojnë, përfshijnë qëndrimin ulur në pozicion të mirë, pushimet e rregullta për ecje, etj.
Manikenia në foto është prodhuar bazuar në të gjeturat e ekspertëve, të cilat i kanë parashikuar sëmundjet si kërrusja e përhershme e shpinës, venat varikoze nga qarkullimi i dobët i gjakut, sytë e skuqur e të tharë nga qëndrimi me orë të tëra para ekranit, lëkura e zverdhur që shkaktohet nga drita artificiale, ekzema e shkaktuar nga stresi, etj.
Vlen të ceket se anketimi ka zbuluar se 50% e punëtorëve në zyra ankohen për sy të lodhur, 49% për dhimbje të shpinës dhe 48% për dhimbje të kokës. /Telegrafi/