Telegrafi

Kerr provokon nga plazhi (Foto)

Miranda Kerr ka provokuar fansat duke sjellë disa fotografi provokuese përmes rrjeteve sociale.

Modelja po shijon disa ditë pushimi me djalin e saj katërvjeçar Flynn, nga ku ka treguar se po kënaqet.

Vetëm disa ditë më parë ajo kishte befasuar fansat e saj duke pozuar “topless” për një set të ri fotografik për revistën ‘LOVE’.

31-vjeçarja shihej vetëm me një palë mbathje Calvin Klein dhe me duart e kryqëzuara rreth gjoksit.

Miranda Kerr theksoi se po e shijon jashtë mase jetën si beqare pas shumë vitesh që kaloi e “zënë”.

“Jam beqare dhe po mundohem të ndihem mirë me veten. Është e lehtë kur ke dikë ku të mbështetesh. E rëndësishme është të ndihesh mirë pa pasur nevojën e të tjerëve”, tha Kerr.

Gjithashtu, në intervistë modelja foli hapur edhe për seksin: “Mendoj se pa e njohur mirë dikë, nuk duhet të flesh me të. Ne femrat biem më lehtë brenda dhe për këtë arsye është më mirë të dalësh disa herë pasi të vendosësh nëse kërkon të biesh brenda me një person”./tch/Telegrafi/