Mund të tingëllojë si diçka nga “Liza në botën e çudirave’, por është e vërtetë se është krijuar një kërpudhë që krijon energji.
Shkencëtarët e realizuan nëpërmjet teknikës 3D, ndërsa e rrethuan me baktere dhe tela të hollë, që i mundëson të gjenerojë energji sa për të ndriçuar një dritë LED, transmeton Telegrafi.
Rritja e kërpudhës ofron bazë për lagështi dhe lëndë ushqyese, ndërkohë që bakteret e shtypura në mënyrë tre dimenzionale në pjesën e sipërme, furnizon me energji përmes fotosintezës.
Copëzat e vogla të grafinës të printuara afër baktereve, mund të kapin elektronet e lëshuara nga mikrobet gjatë fotosintezës, duke prodhuar bio-elektricitet.
Për ta bërë realitet këtë kërpudhë bionike, ekipi ndërkombëtar i hulumtuesve të udhëhequr prej Universitetit Indian të Shkencave në Bengalore, fillimisht e printuan ngjyrën 3D që përmban copëzat e grafinit.
Ato janë vënë sipër pjesës së sipërme, të një kërpudhe të gjallë. Pastaj, atë e mbuluan me ngjyrë elektronika, të shumicën e pikave.
Në këto pika, elektronet mund të transferohet përmes baktereve të membranës së jashtme, në rrjetin përçues të rripave të vegjël të grafinës.
Kjo bën që ‘cynobakteria’, i vetmi organizëm që kryen fotosintezë, të lirojë dritë. Madje, mund të lëshojë deri në 65 nano Amper.
Energjia që lëshon është shumë e pakët, por shkencëtarët pretendojnë se një varg kërpudhash të tilla, mund ta ndriçojë një dritë LED.
Të arriturat e këtij projekti, shkencëtarët po i hulumtojnë për të krijuar një sistem bionik, që mund të krijojë energji në këtë formë. /Telegrafi/