Steve Martin nga Kenti i Anglisë, është i bindur që ka gjetur dëshminë e jetës në Mars, pasi në sipërfaqen e këtij planeti zbuloi trupat e jashtëtokësorëve.
Shërbyesi civil që tani është në pension, ka hulumtuar gjatë në pamjet e NASA Mars Rover, që të gjejë diçka të pazakontë, transmeton Telegrafi.
Kërkimi ka rezultuan në gjetjen e objekteve, që duken si trupat e njerëzve, madje kanë edhe gjymtyrët dhe fytyrën e ruajtur mirë.
“Kanë pamje shumë njerëzore, me gojë dhe sy gjigantë. I gjeta rastësisht, pa përdorur ndonjë softuer profesional, pasi dallohen me lehtësi që janë trupa” pretendon Martin.
Me këtë rast, ai po kërkon nga ekspertët që të hulumtojnë zonën që shfaqet në pamje, pasi mund të ketë edhe trupa të tjera.
Në anën tjetër, NASA ka hedhur poshtë pretendimet, meqenëse edhe më parë ka pasur raste kur formësimet e ndryshme kanë ngjarë me ndonjë krijesë misterioze. /Telegrafi/