Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e mëngjesit të sotme ku mbeti i plagosur nga RENEA 50-vjeçari, Ardian Narkaj, i cili ishte në kërkim për vrasje të dyfishtë.
Ata kishin marrë informacione për vendndodhjen e tij në një zonë malore të Kastratit, në vendin e quajtur “Gropat e Vrinit” Bratosh, Malësi e Madhe.
Forcat e RENEA-së kanë rrethuar vendin, një stan bagëtish ku fshihej shtetasi në kërkim Ardian Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t’u dorëzuar.
Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor.
RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur.
Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka tentuar të largohet, moment ku forcat RENEA, për ta neutralizuare kanë plagosur atë.
52-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga RENEA dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Ndërkohë cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje.
Shtetasi Ardian Narkaj ishte në kërkim, i dënuar me 21 vite burgim për vrasje të dyfishtë dhe armëmbajtje pa leje.
Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, ku janë varë me armë zjarri shtetasit T. U. dhe Gj. Sh.
Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 21 vite burg për veprat penale “Vrasja rrethana cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. /Ora News/