Ka dalë në media foto e 36-vjeçarit Elis Rroshkodoli, i cili u qëllua për vdekje teksa ishte duke konsumuar kafen brenda një lokali në lagjen “Zdrale” të Shkodrës.
Viktima i ngjarjes së ndodhur rreth orës 12:30, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton person me precedentë penal për veprat penale “vjedhje”, “plagosje” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Në 22 Maj të vitit 2023 për të është lëshuar një urdhër arresti edhe nga Gjykata e Bukureshtit në Rumani si i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “goditjes ose të akteve të tjera të dhunshme”, raporton A2.
Mediat në Rumani shkruanin një vit më parë se Elis Rroshkodoli (alias Elis Shkoza) ka goditur me thikë në të pasme një nga klientët e kafenesë Niba. /Telegrafi/