Ditëlindjet do të duhej të ishin datat më të rëndësishme për më të dashurit tonë, por kështu nuk ndodhi gjatë një ahengu të organizuar e cila u shndërruar në tragjedi, kur një burrë u fut brenda lokalit dhe theri gjashtë fëmijë dhe tre të rritur që tentuan t’i mbrojnë fëmijët.
Vajza që po festonte ditëlindjen e tretë ka humbur jetën në spital nga plagët e marra, kurse fëmijët tjerë që Kiner i theri me thikë janë të moshës nga 3 deri në 12 vjeç, transmeton Telegrafi.
Timi Kiner, 30-vjeç, nga Los Angelesi është arrestuar pas sulmit brutal në një ndërtesë në Idaho, ku shumica e banorëve janë refugjatë.
Sipas policisë motivi i sulmit brutal, ishte fakti që Kinerit për shkak të sjelljeve të pahijshme i është kërkuar të largohet nga ndërtesa ku përkohësisht jetonte.
Të gjitha viktimat janë anëtarë të familjeve refugjate nga Etiopia, Iraku dhe Siria. Shefi i policisë, William Bones e ka përshkruar sulmin si “veprim kriminal”.
“Viktimat kishin ikur nga luftërat në Siri, Irak dhe Etiopi, kurse janë sulmuar brutalisht aty ku më së paku kanë shpresuar. Ka qenë sulm ndaj të pafajshmëve, fëmijëve tanë”, ka shtuar Bones.
Kiner akuzohet për vrasje dhe sulm të rëndë, kurse pas arrestimi ka deklaruar se “nuk po i kupton” akuzat që rëndojnë mbi të. Për policinë është i njohur, pasi ka një të kaluar të “bujshme” kriminale. /Telegrafi/