Telegrafi

“Keqpërdoren” pasaportat, Policia ndalon dy shtetas të Iranit në Aeroport që kërkuan azil

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar dy shtetas të Iranit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, të cilët kanë prezantuar dy pasaporta të cilat janë keqpërdorur.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ata kishin kërkuar azil në Kosovë, ndaj dy të dyshuarve është shqiptuar gjoba.

“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 19.05.2023-20:30. Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritje i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Portugalisë që dyshohet se është keqpërdorur. I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar  dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit.

Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 19.05.2023-20:30. Gjatë kontrollit të dokumenteve në arritja i dyshuari mashkull Iranian, ka prezantuar një pasaportë të Kanadasë që dyshohet se është keqpërdorur.  I njëjti ka kërkuar azil në Kosovë. Pasaporta është konfiskuar  dhe të dyshuarit i është shqiptuar gjobë. I dyshuari është identifikuar me pasaportën e Iranit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/