Se fëmijët kanë nevojë për vëmendjen e prindërve e dëshmon më së miri veprimi i një vogëlushi, i cili duke parë se babai i tij po luante në Xbox, vendosi t’ia fikë pajisjen me qëllim që t’i kushtojë më shumë rëndësi.
Pamjet e publikuara në YouTube, kanë kapur momentin kur vogëlushi Maze sillet rreth babait që ishte i fokusuar në lojë dhe nuk shihte asgjë tjetër përveç ekranit, transmeton Telegrafi.
Kështu vogëlushi e kuptoi se duhet të ndërmerr diçka që ta fitojë paksa vëmendjen e të atit – duke ia fikur konzolën.
Megjithatë ky moment u kap me kamerë amatore dhe pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale. /Telegrafi/