Site icon Telegrafi

​Kërkonte para nëpër biznese, arrestohet një person në Gjilan

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin G.Sh nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “mashtrimi”, pasi duke u prezantuar rrejshëm, kërkonte të holla në biznese të ndryshme.

Dyshohet se i ndaluari, në emër të një mediumi është prezantuar rrejshëm, duke kërkuar të holla në biznese të ndryshme, kinse për realizimin e një seriali.

“Më 24 gusht 2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin G.Sh nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale mashtrimi nga nenin 323 par.1 të KPRK-së.

Dyshohet se i njëjti në emër të televizionit ‘Klan Kosova’, është prezantuar rrejshëm, duke kërkuar të holla në biznese të ndryshme, kinse për realizimin e një seriali, ku në këtë serial rolin kryesor do ta ketë një artistë me emër, dhe do të ketë marketing për këto biznese.

Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtron kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version