Site icon Telegrafi

BE kërkon vlerësim dhe kontroll për kriptovalutën Libra

Komiteti Ekonomik dhe Financiar i që përfaqëson të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian ka kërkuar nga Komisioni Evropian një analizë për rreziqet që sjell kriptovaluta Libra.

Dokumenti në fjalë do t’u dërgohet vendeve anëtare këtë javë para takimit të Komitetit më 6 shtator dhe përmes tij po synohet të arrihet një vlerësim për natyrën e Libras, pra nëse ajo është një kriptovalutë, një instrument financiar apo para elektronike, përcjell Telegrafi.

Në varësi të këtij vlerësimi ky aset do të rregullohet nën Direktivën e Instrumenteve Financiare të Tregjeve dhe Direktivat e Pastrimit të Parave.

Rregullatorët duhen se Libra mund të bëhet një burim i paqëndrueshmërisë financiare botërore për shkak se Facebook mund t’ua ofrojë këtë instrument pagese 2.4 miliardë përdoruesve të vet. /Telegrafi/

Exit mobile version