Gerta Gixhari dhe Rozana Radi janë përfshirë në një debat të ashpër me njëra-tjetrën.
Ato siç dihet tashmë janë rivale dhe që nga fillimi kanë pasur përplasje për gjëra të ndryshme.
E së fundmi, këngëtarja i ka kërkuar që të dalin në një nominim kokë me kokë, për të parë se kush shpëton.
“Do të më thuash faleminderit që të shpëtova, ke frikë të më nxjerrësh kokë me kokë”, iu drejtua Rozana.
Gerta më pas u përgjigj: “Rri shijoje edhe një ditë se del fishek përjashtë kokë më kokë”.
Rozi tutje theksoi: “Nuk të duroj dot oj Gerta Gixhari, të kam alergji”.
“Pse je kaq e trashë moj”, i tha ajo sërish.
Ato shihet se kanë një inat që nga jashtë dhe se nuk ruajnë raporte të mira. /Telegrafi/