Site icon Telegrafi

Kërkon nga i dashuri t’ia “shpërndajë” kremin në shpinë, veprimi i tij është qesharak (Foto)

Tom Milne nga Newcastle e Anglisë, ka shkruar në shpinën e të dashurës emrin e futbollistit të preferuar, kur ajo i kërkoi të ia shpërndante në shpinë kremin për nxirje artificiale.

Adoleshentja ka mbetur me emrin Shearer dhe numrin nëntë, për dy ditë dhe nuk ka mundur të shkonte në pishinë, për një gosti me shoqëri, transmeton Telegrafi.

Emri i padëshiruar në shpinë

“Ndjeva se ai bënte diçka në shpinën time dhe qeshte, por nuk më shkoj mendja që mund të shkruante ndonjë emër”, ka shkruar Jessica poshtë fotografisë.

Rasti i postuar në rrjete sociale, ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive, meqë ajo e kishte marrë këtë me mahi dhe nuk është hidhëruar.

“Hakmarrja do të jetë e rrezikshme, sepse kjo nuk përfundon me kaq”, ka komentuar dikush, duke e paralajmëruar të dashurin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version