Site icon Telegrafi

BE kërkon kufizim 30-ditor të fluturimeve në Evropë, në mënyrë që të përmirësohet gjendja nga coronavirusi

Brukseli dëshiron të vendosë një plan 30-ditor për të kufizuar të gjitha udhëtimet jo thelbësore në Bashkimin Evropian, në mënyrë që të përmirësohet shpërthimi i coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Komsioni Evropian thotë se po propozon masat për të lehtësuar sistemet e kujdesit shëndetësor.

Këto masa sipas tyre kanë për detyrë të sjellin në kufinj furnizimet e mallrave thelbësore mjekësore.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për të ulur presionin në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Këtu në Evropë jemi të prekur në masë nga virusi, dhe ne e dimë se gjithçka që zvogëlon ndërveprimin shoqëror zvogëlon shpejtësinë e përhapjes së virusit”, tha ajo.

Von der Leyen thotë se në këto masa nuk përfshihen njerëzit që kanë tashmë qëndrim të gjatë në BE, ose anëtarë të familjes së qytetarëve evropianë, plus diplomatët, mjekët, punonjësit e kujdesit shëndetësor, si dhe punëtorët e transportit që bartin mallra.

Megjithëse është ende e paqartë se kur do të futen këto masa, udhëheqësit evropianë kanë planifikuar një video konferencë për të diskutuar shpërthimin e coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version