Telegrafi

I kërkojnë ta vendosë maskën në fytyrë, shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë largohet pa i lejuar gazetarët t’i bëjnë pyetje: Nuk mund të flasë me maskë

Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, ka refuzuar të vë maskën në fytyrë gjatë të hënës derisa po i adresohej gazetarëve në Capitol Hill – duke u larguar pa i lejuar t’i bëjnë edhe një pyetje.

Ishte gazetarja Kristin Wilson nga CNN, që i kërkoi Meadowsit të vë maskën në fytyrë derisa flet. Por, Meadow vendosi ta marr mikrofonin dhe të largohet paksa nga gazetarët dhe hoqi maskën, transmeton Telegrafi.

“Jam tri metra larg”, dëgjohet Meadow duke thënë kur i kërkohet ta vë maskën si preventivë kundër COVID-19.

Por pas disa sekondave, e vendosë maskën dhe largohet nga gazetarët.

“Nuk do të flasë me maskë të vendosur në fytyrë”, dëgjohet duke thënë derisa largohet nga gazetarët që po e prisnin në korridor. /Telegrafi/