Site icon Telegrafi

Kërkojnë gjykimin e Tony Blair

Familjet e viktimave të luftës në Irak kërkojnë që Tony Blair të ndiqet penalisht.

Sipas The Independent, babai i një ushtari të vdekur në Irak ka bërë thirrje që ish kryeministri i Britanisë të përballet me pasojat për shkak të luftës që ka shkaktuar, transmeton KosovaPress.

Roger Bacon, djali i të cilit ishte vrarë gjatë një bombardimi në Basra në vitin 2005, ka thënë se kishte dëgjuar me habi fjalimin e Blair si përgjigje për raportin e Chilcot.

Raporti i Chilcot u publikua dje, nga Sir John Chilcot duke thënë se Saddam Hussein nuk paraqiste kërcënim urgjent për interesat e Britanisë dhe se ndërhyrja ishte e panevojshme.

Blair menjëherë pas publikimit kishte thënë se qëndronte akoma prapa vendimit të tij dhe se nuk kishte mundur ta dinte atë kohë për vështirësitë që do të ndodhnin pas ndërhyrjes.

“E dija se do të mbante një qëndrim, por nuk e dija se do të hynte në detaje të atilla duke u munduar ta zhdukte atë që po ndodhte dhe do të vazhdonte të ndodh në të ardhmen. Sikur po shkruante raportin e dytë për luftën e Irakut”, ka thënë Bacon.

Ndjekjen penale të Blair e dëshiron edhe ish ministri i parë i skocez Alex Salmond, duke thënë se do t’i pëlqente ta shihte atë para Gjykatës Ndërkombëtare (ICC) për sulmet kriminale dhe që ta humbte pozitën e tij publike.

Exit mobile version