Kur një udhëtar këmbëngulës kërkoi vazhdimisht t’ia gjejnë një ulëse pranë dritares, mendoi se stjuardesat do t’ia plotësojnë dëshirën.
Mirëpo, stafi i aeroplanit ia gjetën një ‘zgjidhje’ alternative, duke ia sjellë dritaren e vizatuar, transmeton Telegrafi.
Ngjarja që ndodhi gjatë një fluturimi nëpër Japoni, e vuri atë në pozitë të keqe, pasi kishte sipër kokës letrën e vizatuar, sikur mashtrohen fëmijët.
“Derisa po shërbeheshin pijet, ai bërtiti me të madhe, duke kërkuar të ulet pranë dritares. Ndërsa prej tyre është kthyer shpejtë, bashkë me letrën me shiritat ngjitës”, ka thënë një udhëtare. /Telegrafi/